Ndahen 24 granate për projekte të përbashkëta rajonale

Aktuale

Ndahen 24 granate për projekte të përbashkëta rajonale

Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:31
Ndahen 24 granate për projekte të përbashkëta rajonale

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi, në cilësinë e përfaqësueses të shtetit kryesues të Fondit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, iu drejtua audiencës me rastin e ceremonisë së ndarjes së 24 granateve, nga ky fond për projektet e përbashkëta rajonale.

Ajo theksoi se qeveritë tona së bashku janë të përkushtuara dhe të obliguara ligjërisht që të forcojnë bashkëpunimin me komponentë të shoqërisë civile duke mbështetur projektet e përbashkëta dhe duke promovuar kontakte mes njerëzve.

Sipas një komunikate të MPJ-së, zëvendësministrja Vuniqi, shprehu besimin se të gjithë anëtarët e WBF, në frymën e bashkëpunimit do përkushtohen që ky mekanizëm rajonal, të jetë një tregim suksesi, ashtu siç është modeli i këtij fondi, Grupi i Vishegradit – V4.

Kjo ceremoni e ndarjes së 24 garantëve, bën pjesë në rrethin e dytë të thirrjes nga ky fond për të forcuar bashkëpunimin rajonal, ndërsa me këtë rast u konfirmua se të gjitha projektet e rrethit të parë janë përfunduar dhe kanë përmbushur objektivin e synuar nga Sekretariati i Fondit.

Gjatë kësaj ceremonie, të pranishmëve iu drejtuan edhe drejtori ekzekutiv i ËBF-së, drejtoresha e përgjithshme e MEPJ të Shqipërisë, dhe ambasadori i Sllovakisë në Tiranë, në cilësinë e shtetit kryesues të V4. Të gjithë të pranishmit e përshëndeten përkushtimin dhe aktivitetin e Republikës së Kosovës në cilësinë e  kryesuesit të Fondit të Ballkanit Perendimor (Western Balkan Fund).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat