“A e liruan Currin?”, ish deputeti: Lirojeni se është shok i ngushtë i Hashimit e Kadrushit

Aktuale

“A e liruan Currin?”, ish deputeti: Lirojeni se është shok i ngushtë i Hashimit e Kadrushit

Nga: A.M. Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:23
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali në postimin e fundit të tij në Facebook, ka përdorur sarkazëm rreth skandalit të vendit për fajdetë në të cilin thuhet se është i përshirë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Tali ka kërkuar “lirimin” e Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”, pasi që është ka ndihmuar UÇK-ës dhe është shok i ngushtë i Hashim Thaçit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli.

Postimi i plotë:

A e liruan Currin?

Boll e majtën.

Hajde lirone mo se njeri osht i pafajshëm.

Plus i ka ndihmu UÇK'ës edhe osht shok shumë i ngushtë i Hashimit, Kadrushit, Samisë dhe shumë çlirimtarëve tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat