“Ukë Rugova larg duart nga Lutfi Haziri”

Aktuale

“Ukë Rugova larg duart nga Lutfi Haziri”

Nga: N.H Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:31
Ukë Rugova dhe Lutfi Haziri

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar një foto, nga një takim ku shihet së bashku nënkryetari i LDK-së dhe djali presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

Lidhur më këtë ka reaguar, prof. dr. Binak Maxharraj. Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë thirrje djalit të presidentit Rugova që t’i mbajë duart larg nga nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri.

“Ukë Lutfi Haziri është njeriu që i solli shumë dëme LDK-së mu për këtë pse është i kapur nga SHIK-ku, për ta shkatërruar LDK-në”, shkruan mes tjerash, Maxharraj.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

UKË RUGOVA,SHIKU DHE LUTFI HAZIRI

(Ukë Rugova larg duart nga Lutfi Haziri)

Ukë Rugova a mos je edhe ti i kapur mga SHIK-ku sikur Lutfi Haziri i cili në LDK e luan lojën e djallit në vallën e SHIK-ut me dirixhimin e Hashim Thaçit. Ukë Lutfi Haziri është nëjriu që i solli shumë deme LDK mu për këtë pse është i kapur nga SHIK-ku,për ta shkaterruar LDK. Ukë Rugova a mos je edhe ti një "një antirugovist" dhe LDK-ist i mshefët,lenë përshtypjen disi sikur nuk po të flenë LDK.

A mos e banë këtë për te shpetuar nga drejtesia. Ukë trimat dhe djemt e vertetë të Presiderntit Ibrahim Rugova te cilin e çmonë krejte bota,nuk frigesohën nga drejtesia.sepse drejtësinë këtu e bënë shiku. Ukë Lutfi Haziri është kopil i madh,dallavergji është një farë hoxhe i vogël,ai asken nuk e e respekton veq për interes. Afrimi i Lutfi Hazirit me ty për ta marr bekimin e Familjes Rugova është më plotë kopili,mos ia merr fytyrën familjës Ukë,mos e rreno autoritetit të madh te Ibrahim Rugoves.

Ti shpeshë herë e ke thye autoritetrin e Babes Tend dhe te Familjës Rugova duke u lidhur me antirugovist,me ata qe deri dje donin ta vrisnin Ibrahim Rugoven,dhe po te ju vinte rasti edhe do ta benin. Ukë Rugova ke hy shumë rrugëve të këqija,zgjidhe njeren,zgjidhe ate që ta trasoi baba i ytë.Rrugët tjara te qoijn në humnarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat