Deputeti i LDK-së i reagon ashpër Hashim Thaçit, e quan manipulues të pafytyrë

Aktuale

Deputeti i LDK-së i reagon ashpër Hashim Thaçit, e quan manipulues të pafytyrë

Nga: N.H Më: 25 maj 2019 Në ora: 17:33
Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj presidentit aktual, duke thënë se ky i fundit është një mashtrues i cili mendon se populli han barë.

Ky reagim nga deputeti i LDK-së, vije pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me rastin e nderimit të tij me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Hasit, ka ritheksuar qëndrimin e tij për heqjen e pikës kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai para hasianëve ka thënë se është zotim i tij jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës pa u cenuar asnjë centimetër e territorit të saj.

“Mos ndal dorë deri në Nish. Toplica ishte e jona. Me çka do e merr, me çaj Rusi, apo NATO do pushton këtë pjesë, se me dhurua ajo që masakroi 100 vjet shqiptarët s’ndodh. Manipuluesi i pafytyrë po mendon që ky popull han barë? Nuk mashtrohet më askush me manipulimet me Preshevën që ky e miku i tij Vuçiqi me sjell kufirin në Ibër edhe vet të shpëtoi nga Gjykata”, shkruan Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat