Profesori ndërkombëtar: Pas skandalit të fajdeve, plas një konflikt tjetër në Kosovë

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Pas skandalit të fajdeve, plas një konflikt tjetër në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 25 maj 2019 Në ora: 17:36
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, foto ilustrim nga "Bota sot"

Edhe profesori ndërkombëtar dhe analisti politik Enver Bytyçi, ka komentuar për skandalin e fajdeve në Kosovë, ku përfshihet edhe emri i kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Veseli përkundër publikimit të dëshmive nga KTV-ja se fajdexhinjtë kishin kërkuar para në emër të tij, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për një gjë të tillë.

Veseli i ka ftuar të gjitha organet e drejtësisë që të veprojnë, derisa ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nëse del se ai është i përfshirë në këtë rast.

"Ky është rast i mashtrimit. Ju siguroj se nëse del se unë jam i përfshirë në këtë rast unë atë ditë jap dorëheqje. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale", kishte deklaruar Veseli në një konferencë për media.

Në mbrojtje atij i ka dalë presidenti Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Veseli është viktimë e këtij “maskarallëku”.

Përkundër kësaj, profesori Bytyçi ka thënë se pas skandalit të fajdeve, ka plasur konflikti Thaçi-Veseli.

“Ka plas një konflikt tjetër në Kosovë pas skandalit të fajdeve. Eshtë lufta e presidentit kundër pasardhësit të tij, K. Veselit!”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook.

Image
Postimi i Enver Bytyçit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat