Rama ia gjen Thaçit një socialist në veri për ta nderuar në kulmin e përplasjeve me Berishën - Bota Sot
Rama ia gjen Thaçit një socialist në veri për ta nderuar në kulmin e përplasjeve me Berishën

Aktuale

Rama ia gjen Thaçit një socialist në veri për ta nderuar në kulmin e përplasjeve me Berishën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 17:43
Thaçi është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i bashkisë së Hasit

Duket se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i hedh edhe më shumë zjarr, përplasjes ndërmjet Sali Berishës dhe Hashim Thaçit. Kjo pasi që sot në veri të Shqipërisë, rajon ky që sinjifikon edhe PD-në e Berishës, Rama e ka gjetur një kryetar bashkie të partisë së tij për t’i dhënë një çmim nderi presidentit të Kosovës.

Një ngjarje  e tillë ka ndodhur sot, ku Thaçi është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i bashkisë së Hasit, që udhëhiqet nga socialisti Adem Lala.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një ceremoni zyrtare sot është shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Hasit. Ky titull nderi, sipas krye bashkiakut të Hasit, Adem Lala, i është ndarë presidentit Thaçi për kontributin e pazëvendësueshëm për çlirimin e trojeve shqiptare si lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për vlerësimin që i ka dhënë popullit hasjan si mbështetës të denjë gjatë luftës së Kosovës” njofton komunikata e presidencës.

Gjatë kësaj vizite atje, Thaçi e ka zënë në gojë edhe vendin e lindjes së Sali Berishës, Tropojën.

“Kreu i shtetit theksoi se qysh në moshë të re e njeh këtë trevë dhe i njeh familjet hasjane, edhe në Nikoliq, edhe në fshatrat përreth Krumë, Kukës e Tropojë”, potencon komunikata.

Kjo shpallje e Thaçit qytetar nderi në një komunë në veri të Shqipërisë, vjen në kulmin e përplasjeve ndërmjet Thaçit e Berishës, me akuza nga më të rëndat, për shërbim ndaj Sllobodan Millosheviqit, lidhje me Arkanin, etj.

E gjithë kjo përplasje vjen pasi Berisha ka akuzuar Thaçin se po e valvitë flamurin e ‘Serbisë së Madhe’, me idenë e korrigjimit të kufijve.

Kujtojmë se Thaçi ka mbështetje të pa rezervë nga Edi Rama rreth idesë për prekje të kufijve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...