Çun Lajçi i reagon ashpër Thaçit që shau Berishën: Hutaç, keq po t’i shkruan fjalimet Rama!

Aktuale

Çun Lajçi i reagon ashpër Thaçit që shau Berishën: Hutaç, keq po t’i shkruan fjalimet Rama!

Nga: A.ZH Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:05
Çun Lajçi

Për përplasjet e fundit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ka komentuar edhe aktori dhe shkrimtari nga Kosova Çun Lajçi.

Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur “hutaç” Thaçin, duke thënë se ai po e shan Berishën në mungesë intelekti e autoriteti, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Thaçi nuk duhet ta shajë Berishën, pasi ky i fundit “din gjithçka për vitet kur “komandantat” e udhëheqnin luftën e Kosovës nga Rogneri”.

Lajçi ka thënë se presidentit të Kosovës po ia shkruan keq fjalimet kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Keq po t’i shkruen fjalimet Rama! Në nji TV edhe Vuçiçi t’tha: mos fol Hashim! Nëse jo neve, atëherë birit tand kërkoi falje!”, ka shkruar aktori ndër të tjera.

Postimi i plotë i tij:

Me shkas

Faleminderit profesor Enver Bytyqi dhe ti Sali Rexhaj nipi i Rexhë Avdisë, për dy shkrime cilsore e t’paanshme që i lexova nga ju, për hutaçin President të Kosovës, i cili po shanë n’mungesë autoriteti e intelekti, jo vetëm Ramushin, po tani edhe doktorin e profesorin, intelektualin e politikanin Sali Berishën, dhe fjalori i tij ka ra aç poshtë sa pak asht me krahasue me presnjakun e maskarallakun – fjalët e tija këto që dje i tha ne nji TV derisa po e bante punën e avokatit tue mbrojt Kadrinë.

– Vallë, pse ka nevojë të mbrohet njeriu i pafajshëm?

– apo me avokaturën e tij don m’e deshmue pikërisht fajsinë e tij,( kështu siç banë edhe me F.Brovinën! )

Hashim, mos e shaj ish president Salihun se ai din gjithçka për vitet kur “komandantat” e udheheqshin luftën e Kosovës nga Rogneri.

Keq po t’i shkruen fjalimet Rama!

Në nji TV edhe Vuçiçi t’tha: mos fol Hashim!

Nëse jo neve, atëherë birit tand kërkoi falje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat