‘Molla e Kuqe’ u arrestua në shtëpinë e tij, gjykata merr vendim për të

Aktuale

‘Molla e Kuqe’ u arrestua në shtëpinë e tij, gjykata merr vendim për të

Më: 25 maj 2019 Në ora: 18:28
Remzi Shala i njohur si komandant ‘Molla e Kuqe”

Remzi Shala, i arratisur pas ardhjes së ftesës nga Specialja është arrestuar dje në Kosovë.

Megjithatë arrestimi i tij ka ardhur pas një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata vendore, për një rast të mëhershëm në të cilin Shala është duke u gjykuar.

E detaje të reja për arrestimin e tij ka dhënë avokati i Remzi Shalës, Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se Shala është arrestuar në shtëpinë e tij, pasi që ndaj tij ka pasur urdhër arrest.

Bullakaj po ashtu ka bërë të ditur se ndaj Shalës është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

“Ai është arrestuar në shtëpinë e tij. Ndaj tij ka pasur fletëarrest, dhe menjëherë pas arrestimit unë jam njoftuar nga Prokuroria. Ndaj Shalës është vendosur paraburgim prej 30 ditësh”, ka bërë të ditur Bullakaj.

E Remzi Shala, ish ushtar i UÇK-së i njohur si komandant ‘Molla e Kuqe” ishte arratisur nga Kosova menjëherë pasi që atij i kishte ardhur ftesa për tu paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar të Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat