Kush është Rrahim Hashimi, i arrestuar për fajde e mashtrim

Aktuale

Kush është Rrahim Hashimi, i arrestuar për fajde e mashtrim

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:53
Rrahim Hashimi

Rrahim Hashimi, i dyshuari kryesorë në aferën që përfshiu edhe emrin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ishte arrestuar edhe para dy vjetësh në një aferë, ku kishte marrë një shumë të madhe parash duke u thirrur në emrin e Emin Beqirit, ish-shefit të krimeve ekonomike të Kosovës.

Palëve iu kishte marrë para, madje duke inskenuar telefonata me këtë të fundit.

I njëjti kishte mashtruar edhe përmes një biznesi, duke lajthitur edhe ministrin e jashtëm hungarez si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës në një konferencë të organizuar më 2016.

Ai u liruar nga paraburgimi për shkak të vjetërsisë së lëndës, ndërkaq që ndaj të tjerëve Gjykata vendosi për një muaj paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat