Kërcënohet avokati i “Currit”

Aktuale

Kërcënohet avokati i “Currit”

Më: 25 maj 2019 Në ora: 21:09
Ismet Osmani i njohur ndryshe edhe si “Curri”

Alban Arifi, avokat i Ismet Osmanit i njohur ndryshe edhe si “Curri”, është kërcënuar sonte nga disa persona.

Rastin e ka konfirmuar vet avokati Arifi i cili ka potencuar që dyshon që ky kërcënim ka ardhur pas rastit të fundit ku klienti i tij në këtë rast “Curri”, është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë.

Arifi ka konfirmuar që rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

“Po është e vërtetë. Pak më parë kam marrë një kërcënim në telefon. Menjëherë e kam lajmëruar rastin në polici. Policia  e ka marrë dëshminë dhe e ka proceduar rastin. Ky kërcënim ka ardhur p[as rastit të fundit me klientin tim “Curri”, pasi që unë jam avokati i tij”, ka deklaruar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat