Hoti: Kadri Veseli është një nga arsyet pse unë iu bashkova PDK-së

Aktuale

Hoti: Kadri Veseli është një nga arsyet pse unë iu bashkova PDK-së

Më: 26 maj 2019 Në ora: 00:29
Kadri Veseli dhe Andin Hoti

Deputeti i PDK’së, Andin Hoti sonte në emisionin ‘Personale’, ka treguar se si është kyçur në politikë, ndonëse më herët s’kishte qenë dëshira e tij të merrej me të.

Hoti thotë se nga viti 2012 i është bashkuar politikës, por që në fillim kishte hezituar, pasi siç thotë, familja e tij kishte vuajtur për shkak të politikës.

Hoti tregon se një nga arsyet që e kanë shtyer t’i bashkohet PDK’së, është kryetari Kadri Veseli.

‘Kadri Veseli është njeri i sinqertë,  i drejt dhe nuk ia ka frikën askujt dhe merr vendime të mëdha. Ka vizion të qartë. Unë pata dëgjuar edhe për veprimtarinë e tij të luftës e paraluftës. Kjo është një nga arsyet pse unë kam hyrë në PDK’, ka thënë Hoti.

Kujtojmë që Andini është i biri i veprimtarit Ukshin Hoti i cili tash e 20 vite ka mbetur si i zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat