Lista Serbe: Planet e opozitës për Kosovën përplot gënjeshtra dhe mashtrime

Aktuale

Lista Serbe: Planet e opozitës për Kosovën përplot gënjeshtra dhe mashtrime

Nga: F.B. Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:17
Lista serbe

Lista serbe ka vlerësuar sot se në prag të mbledhjes së Kuvendit Popullor të Serbisë për Kosovën (e hënë me 27 maj), liderët e opozitës po tentojnë që “me fyerjet më të ulëta dhe sulmet ndaj kreut të shtetit Aleksandar Vuçiq dhe Listës serbe fshehin sjelljen e vetë me të cilën shkatërrojnë pozitën biseduese të Serbisë“, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo deklaratë është bërë si rezultat i debatit pro dhe kundër mbledhjes së thirrur për debat në Kuvendin Popullor të Serbisë për Kosovën si dhe kritikës së vazhdueshme të opozitës dhe shoqërisë lidhur me procesin e bisedimeve dhe mos transparencën e asaj që u dialoguar për shtatë vite mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Opinionin në Serbi ta përkujtojmë se sulmet ndaj presidentit Vuçiq dhe Listës serbe vijnë nga ana e politikanëve shqiptar me të kaluar të dyshimtë dhe liderëve opozitar në Serbi me pasuri të dyshimtë. Edhe njëra palë edhe tjetra të përbashkët kane urrejtjen nga presidentit Vuçiq, Listës Serbe dhe vetë Serbisë“, thuhet në kumtesën e Listës Serbe.

Lista Serbe ka porositur se planet e opozitës janë “gënjeshtra dhe mashtrime” , sepse si thuhet , planet e tyre janë parë kur “shqiptarët e kanë shpall pavarësinë jo legale“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat