Qeveria e Kosovës i reagon Gjuriqit

Aktuale

Qeveria e Kosovës i reagon Gjuriqit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:51
Marko Gjuriq

Zëvendësministri i mbrojtjes, Burim Ramadani, i ka reaguar ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit tha se kryeministri Haradinaj ka shkatërruar çdo marrëveshje me Serbinë.

Teksa ka thënë se Serbia po i mohon krimet e luftës, Ramadani ka theksuar se askush nuk i merr seriozisht deklaratat e Gjuriqit dhe udhëheqësve të tij.

Postimi i plotë:

Paska folur Gjuriqi, sipas traditës, sërish diçka kundër Kryeministrit Haradinaj.
E vërteta është se Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet. Mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokunstruktive.
Askush nuk i merr seriozisht deklaratat e Gjuriqit dhe udhëheqësve të tij.
Sepse, janë mohues të krimeve.
Deklaratat e mohuesve të krimeve në kohën e globalizmit, as nuk blihet dhe as nuk merret përnjëmend.
Vlerat e njerëzimit janë, megjithatë, mbi të gjitha. Vlerat europiane promovojnë përgjegjësinë për krimet.
Në cilën kohë po jetojnë Gjuriqi dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat