Këshilltarja e Haradinajt i reagon Gjuriqit

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt i reagon Gjuriqit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:09
Meliza Haradinaj dhe Ramush Haradinaj

Këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Marko Gjuriqit, i cili tha sot se kryeministri i Kosovës po shkatërron të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi.

Sipas këshilltares së kryeministrit, Kosova asnjëherë nuk do të ketë “Dodik Republikë” dhe se Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëvedhjet që kanë qenë të parapara me shtetin serb.

 “Tani pasi plani i ndarjes u shua, Serbia synon defunksionalizimin e Kosovës përmes Dodik Republikës!Më kujtohet në marsin e vitit 2018, derisa ishim në një takim trilateral të dialogut teknik Kosovë – BE – Serbi në Bruksel përballë Marko Gjuriqit dhe Dragan Vladisavljeviqit, në pyetjen time se kur Serbia do të fillojë ndërtimin e pikave kufitare në Bërnjak, Dheu i Bardhë, dhe Merdare, sipas marrëveshjes IBM, ky i fundit ma ktheu me nervozizëm: “Ne jemi në këtë dialog dhe në këtë tavolinë vetëm për Asociacionin, dhe nëse vazhdoni insistimin ne e lëshojmë këtë takim. Unë nuk jam studenti yt që të të përgjigjem.” Me një fjalë, Serbia nuk kanë qenë asnjëherë e interesuar për marrëveshje e as për dialog”, ka shkruar Haradinaj.

Atutje ajo është shprehur se Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet sa i përket bisedimeve me Serbinë.

“Tani le t’a dijë Gjuriqi, Vladisavljeviqi, dhe bota mirë e qartë, se Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, por asnjëherë s’do lejojë realizimin e Dodik Republikës brenda kufijve të 17 shkurtit. Në Kosovë asnjëherë nuk do të ketë Asociacion ashtu siç ka pretenduar gjithmonë Serbia, duke defunksionalizuar investimin politik dy dekadësh të popullit dhe botës mbarë. Nuk do t’a shohë asnjëherë Serbia ëndrrën për të hyrë në shtetin e Kosovës nga dera e pasme!”, sqaron tutje këshilltarja e kryeministir Haradinaj.

Tutje ajo është shprehur se Serbia do të jetë gati për të vërtetën dhe paqen, atëherë kur do të fillojë t’i dojë fëmijët e saj më shumë se Millosheviqin.

“Meqë Gjuriqi paska mbetë pa punë, le të angazhohet në këtë drejtim!”

E sot gjatë ditës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia është e gatshme të arrijë marrëveshje me Kosovën nëse kjo e fundit i garanton serbëve në veri autonomi me standardet më të larta evropiane dhe botërore.

Megjithatë Gjuriq ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për çasjen e tij anti-dialog me Serbinë.

“Për dy vite, Haradinaj ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi. Ai është duke bër gjithçka që ta ulë rëndësinë e dialogut Beograd – Prishtinë.

Kjo po ndodhë në sytë e gjithë botës” ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat