Gani Geci zbulon çka bëri Sali Berisha me Bushin për Kosovën, kundër kriminelit Millosheviq - Bota Sot
Gani Geci zbulon çka bëri Sali Berisha me Bushin për Kosovën, kundër kriminelit Millosheviq

Aktuale

Gani Geci zbulon çka bëri Sali Berisha me Bushin për Kosovën, kundër kriminelit Millosheviq

Nga: N.Sh Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:26
Bush, Berisha

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, thotë se, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, së bashku me George Bushin e vjetër ia vurën vijat e kuqe Serbisë, me në krye kryekriminelin Sllobodan Millosheviq në raport me Kosovën.

Geci, përmes një postimi në facebook, thotë se Berisha prapë me George Bushin e ri, e bënën Kosovën Republikë dhe shtet të pavarur.

Image
Geroge Bush i riu, dhe Sali Berisha

Ndërsa, shton se Bill Clinton dhe Ibrahim Rugova e bombarduan Serbinë dhe e çliruan Kosovën nga kthetrat serbe.

Ja postimi i plotë:

Dr Salih Berisha presidenti i parë Shqiptarë që bashk me presidentin Xhorxh Bushin plakë ia vuren vijat e kuqe Sllobodan Millosheviqit ne raport me Kosovën .

Bill Kllinton bashkë me presidentin Rugova e bombarduan Serrbinë dhe e çliruan njiher e përgjithmonë Kosovën nga kthetrat Serrbe.

Salih Berisha bashkë me Xhorxh Bushin e ri e benë Republiken e Kosovës Shtet te pamvarur dhe Sovran.

Kushdo qe shpifë ne drejtim te presidentit Rugova dhe Salih Berishes ne raport me interesat Kombëtare është i dedikuar të dështoi .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...