Pasi që Isa Mustafa e kritikoi Thaçin për Berishën, vie reagimi i presidentit me një kërkesë për të

Aktuale

Pasi që Isa Mustafa e kritikoi Thaçin për Berishën, vie reagimi i presidentit me një kërkesë për të

Nga: D.RR Më: 26 maj 2019 Në ora: 15:56
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafës, pasi ky i fundit e kritikoi atë për qasjen ndaj Sali Berishës dhe i dha këshilla atij, përcjellë gazeta “Bota sot”.

Thaçi në mënyrë ironizuese e falënderon Mustafën për ato këshilla ndërsa e ka ftuar publikisht që të bashkohet në krahun e tij për siç e quan ai, bashkimin kombëtar.

Thaçi thotë se nuk është vet në këtë mision.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi më paska dhënë disa këshilla. Duke e falënderuar atë për këtë përpjekje, ritheksoj se asnjë e keqe nuk i vjen vendit nga debati dhe paraqitja e pikëpamjeve të ndryshme për realizimin e qëllimit të përbashkët. Korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi im i pandalshëm. Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t'i mbyllë dyert e saj për ne. Ju z. Mustafa dhe shumë të tjerë mund të më këshilloni. Kjo më bën më të fortë në punën time drejt qëllimit final. Ndoshta ju mendoni se unë jam i vetëm sot në këtë mision, i cili për ju dhe disa të tjerë duket i pamundur. Por, mos të harrojmë se vetëm 20 vjet më parë edhe liria dhe pavarësia jonë janë dukur të pamundura. Në përpjekje për arritjen e këtij qëllimi, unë kërkoj miq dhe aleatë. Unë dua që ju z. Mustafa, të jeni në krah me mua. Të tjerët që hezitojnë sot duhet ta mendojnë mirë këtë çështje, por mos të vonohen shumë. Nuk është mision i pamundur, përkundrazi. Bashkimi kombëtar është në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari. Le ta bëjmë realitet bashkë! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat