Kritika të ashpra për Ramush Haradinajn: Po i lartëson vetëm dëshmorët e Dukagjinit, po e harron pjesën tjetër të Kosovës

Aktuale

Kritika të ashpra për Ramush Haradinajn: Po i lartëson vetëm dëshmorët e Dukagjinit, po e harron pjesën tjetër të Kosovës

Nga: D.RR Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka dhënë kritika të ashpra për kryeministrin Haradinaj, pasi sipas Islamit, ai po bën ndasi dhe diskriminim në rajonet e Kosovës, duke e lidhur gjithçka me rajonin e Dukagjinit.

Për më tepër, Islami shkruan se Haradinaj po bën ndasi edhe te dëshmorët, e që është i zëshëm se rajoni i Llapit po lihet anash, duke shtuar se krijimi i UÇK-së buroi nga djemtë llapjanë.

Islami e pyet Haradinajn se kur ka qenë për herë të fundit te varri i Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Agron Rrahmanit e shumë djem tjerë nga Podujeva.

Në fund, Islami e përmbyllë me një poezi nga Ali Podrimaj.

Shkrimi i plotë:

Ramush, Llapi nuk është Kosovë, por është Shqipëri

Kryeministri Haradinaj është duke diskriminuar shumë krahinën e Llapit dhe Zonën Operative të Llapit (ZOLL), e cila është lënë pas dore jo vetëm për zhvillim ekonomik, ku gjithçka sot lidhet vetëm me rrafshin e Dukagjinit dhe ato pjesë tjera, ndërsa në Podujevë ku një rrugë e cila ka tri vite që ka filluar dhe ende nuk ka përfunduar e që është fjala për magjistralen Prishtinë-Podujevë, mirëpo diskriminimi shkon edhe përtej çështjes ekonomike.

Diskriminimi po i bëhet edhe luftës heroike të Llapjanëve, e cila njihet për traditën dhe mbrojtjen e çështjes dhe kufijve të Shqipërisë Etnike, jo vetëm në periudhën e fundit të luftës, por gjatë gjithë historisë, prandaj mendoj që mosrespektimi i dëshmorëve të kombit në mënyrë të barabartë, krijon një lloj ndasie mes luftëtarëve dhe dëshmorëve të kombit. Pra, kryeministri po donë gjithçka që ta lidh vetëm me rajonin e vet, ku brenda një viti, Haradinaj ka vizituar afër 200 herë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Por, le të ma thotë kryeministri se kur ka vizituar për herë të fundit varrin e komandantit të parë të UÇK-së, Zahir Pajazitit, kur ka vizituar varrin e Ali Ajetit që i printe Çetës së Llapit, të Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit e shumë tjerë, të cilët ishin prijësit e parë të krijimit të UÇK-së.

Kryeministër, je duke zhgënjyer me këto ndasi që po i bën. Mos mendo që qytetarët nuk i shohin këto, prandaj bëj thirrje që ashtu siç po vepron me rajonin nga ti vjen, vepro me gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj toke, edhe ne kemi dhënë gjak, djersë e punë, që sot Kosova të jetë e lirë.

Po e përmbyllë me poezinë e poetit Ali Podrimaj i cili ka thënë dhe ka pasur të drejtë:

Llapi nuk kalohet në këmbë
Në këmbë, nuk i bihet Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat