Sami Lushtaku tregon nga kush po sulmohet UÇK-ja

Aktuale

Sami Lushtaku tregon nga kush po sulmohet UÇK-ja

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:14
Sami Lushtaku

Ish-udhëheqësi i UÇK’së, Sami Lushtaku, ka thënë se lufta e shqiptarëve të Kosovës po sulmohet prej shërbimeve serbe e ruse. Ka thënë se duhet të mbrohet lufta e UÇK’së.

“UÇK po përballet prej njerëzve të UDB’së së Serbisë dhe Rusisë. Po trajtohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Po atakohemi jo vetëm nga shërbimi serb por edhe nga Rusia”, ka thënë Lushtaku, në një fjalim që ka mbajtur me rastin e pllakës përkujtimore në Plluzhinë për Hasan Tahirin dhe Idriz Nurakun.

”Kjo e keqe nuk është rastësisht në Kosovë. Unë jam pak më i drejtpërdrejt. Sot është e rëndë t’i thuash se jam pjesëtar i UÇK’së”, ka shtuar Lushtaku.

Ai ka kërkuar të mbrohet lufta e UÇK’së pa të cilën s’kishte pasur liri sot.

“Ne duhet të mbrojmë forcërisht cdo pjestar të UCK. Duhet ta mbrojmë UCK dhe luftën tonë të drejtë. Pa këtë gjak të derdhur nuk kishte ndodhur kjo që po ndodh sot”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat