Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës sjell pamje të rralla nga vizita e presidentit në Maqedoni - Bota Sot
Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës sjell pamje të rralla nga vizita e presidentit në Maqedoni

Aktuale

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës sjell pamje të rralla nga vizita e presidentit në Maqedoni

Nga: N.H Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:57
Presidentit Ibrahim Rugova

Muhamet Hamiti, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, një video të realizuar 20 vite më parë, nga vizita e presidenti Ibrahim Rugova në Maqedoni.

Hamiti thotë se atje presidenti Ibrahim Rugova u prit me gëzim e brohoritje nga refugjatët e Kosovës në Stenkovec.

“Duke folur frëngjisht e anglisht para gazetarëve të shumtë, Presidenti Rugova thotë se duhet të vendoset prani ndërkombëtare, trupa tokësore të NATO-s në Kosovë, për të krijuar kushtet që shqiptarët të mund të kthehen në atdheun e vet”, shkruan Hamiti në llogarinë e tij.

Ja shkrimi i plotë:

KUJTESË: IBRAHIM RUGOVA NË VIZITË REFUGJATËVE KOSOVARË NË MAQEDONI PARA 20 VJETËSH

Si sot 20 vjet më parë, më 26 maj 1999, Presidenti Ibrahim Rugova ishte për vizitë në Maqedoni. U takua me udhëheqës të Maqedonisë, me diplomatë të huaj në Shkup, me bashkëpunëtorë të vet që në atë kohë ishin refugjatë në Maqedoni. Unë vetë kam qenë njëri prej tyre. Kam kujtime të gjalla nga takimi me prijësin tonë atë ditë.

Mbi të gjitha, siç shihet në këtë storie të Associated Press-it, Presidenti Ibrahim Rugova u prit me gëzim e brohoritje nga refugjatët kosovarë në Stenkovec.

Duke folur frëngjisht e anglisht para gazetarëve të shumtë, Presidenti Rugova thotë se duhet të vendoset prani ndërkombëtare, trupa tokësore të NATO-s në Kosovë, për të krijuar kushtet që shqiptarët të mund të kthehen në atdheun e vet. Po punohet me mjete ushtarake e diplomatike që kjo të bëhet realitet, thotë Presidenti Rugova, duke u shprehur optimist për të ardhmen e popullit dhe vendit të vet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...