Pasi i dështoi ideja për shkëmbim territoresh, Presidenti hap temën e bashkimit me Shqipërinë - Bota Sot
Pasi i dështoi ideja për shkëmbim territoresh, Presidenti hap temën e bashkimit me Shqipërinë

Aktuale

Pasi i dështoi ideja për shkëmbim territoresh, Presidenti hap temën e bashkimit me Shqipërinë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 19:44
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, në fillim të vitit 2018, kishte nisur idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh me Serbinë. Për të dalë te shkëmbimi i territoreve me Aleksandar Vuçiqin. Idenë e kishte nisur pasi kishte dështuar ta zhbënte Gjykatën Speciale. Tash, kur ideja e shkëmbimit mori vulën e dështimit në Samitin e Berlinit, shefi i shtetit ka nisur një manovër të re politike. Po kërkon bashkim me Shqipërinë. Opozita në Kosovë vazhdon të ndjekë Presidentin, ndërsa i vetmi që po e kundërshton seriozisht projektet e Thaçit është Ramush Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hapur temën e bashkimit të vendit me Shqipërinë, pas dështimit të idesë së tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, teksa ka këmbëngulur se edhe Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

“Korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi im i pandalshëm”, ka shkruar ai.

“Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne”, është shprehur Thaçi.

“Bashkimi kombëtar është në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari. Le ta bëjmë realitet bashkë!”, ka shkruar presidenti.

Ai ka thënë se ky “nuk është mision i pamundur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...