Nga ndarja e Kosovës në Bashkim kombëtarë, kjo është figura tragjiko-komike e Thaçit në trojet shqiptare

Aktuale

Nga ndarja e Kosovës në Bashkim kombëtarë, kjo është figura tragjiko-komike e Thaçit në trojet shqiptare

Nga: N.Sh Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:04
Baton Haxhiu, Vuçiq, Thaçi dhe Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dhënë sinjalet e para të tij për bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Këtë ide të re, Thaçi e bëri në Facebook, ku ftoj edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën që të bashkohet në krahët e tij.

Thaçi, i cili ende nuk ka hequr dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës, tashmë ka dhënë edhe një ide të re.

Krejt kjo si pasoj e Gjermanisë, e cila në Samitin që u zhvillua në këtë shtet, mik të Kosovës, ia këputi shpresat Thaçit.

E presidentin e quan figurë tragjiko-komike në trojet shqiptare, profesor dr. Binak Maxharraj.

Profesori thekson se, Thaçi me Edi Ramën, Baton Haxhiun dhe presidentin serb, duan që ta copëtojnë Kosovën dhe ti dhurojnë tokë Serbisë.

Ja postimi i plotë:

RA KUSHTRIMI NË KRUMË PËR BASHKIM KËMBËTAR.

Hashim Thaçi është figura më tragjiko-komike në trojet shqiptare. Pasiqe e zuri vendin e Gjorgj Ëashingtonit ai tani po ka ambicije qe ta zenë vendin edhe të Skenderbeut.

Ka ambicie të mëdha të cilat pas disa kohësh i zvogëlohën ose i shuhën krejtë

Furishem më ekstradilen e tij të njohur komplotiste ruso-serbe më Mogherinin.Vuçiqin, Ramën dhe Haxhiun synoj ta prishë teritorin e Kosovës,ti jepë teritor Serbisë. Por nuk shkojë gjatë dhe u ngul bash në Berlin ku Kancelarja Angela Merkel ia shuajti iden dhe andrren e tij.

Si ne filmin e vizatur Tomi e Xheri u këthye në Kosovë i zemruar gadi qe nuk pelciete nga inati. Ia mori inat Gjermanisë dhe z.Merkel. Ra në vetmi të thellë Kur u këthjellë pak, mendoi se të çmistoi tash diçka te re për ta mashtru këtë popull dhe ia doli.

Ideja e tij e re pak si qesharake ishte se si do ta bashkojë Luginin e Preshevës më Kosovën të cilën që 20 vite të pasluftës as që e kishte përmend ndonjëherë.I krisi në kokë,po tha mundem qe Luginin e Preshevës do ta bashkojë me kosovën pa e dhanë asnjë centimetër tokë Serbisë.Uluriste kah qe shkonte se do ta bashkoj Luginën,por nuk e di se a kishte pernjëmendë apo jo sepse askush nuk i besonte.Por,ndodhi edhe diçka tjetër.Te demoralizuar ne iden për ndarjën e Kosovës me Edi Ramën,Edi Rama e thirri në Shqiperi"përandorin"e Kosovës qe ta ngushlloi për rreximin e ides se tyre në Kruma u shpallë qytetar nderi i Hasit.

Gjatë ceromonisë në Kruma ai e leshoi kushtrimin duke thirrë ne kupë të qiellit së tashti ka ardhë koha qe Shqiperin te ia bashkoj Kosovës,pra për Bashkim Kombëtarë,dhe si për qudi për të realizu këtë ide i bani thrrje ti bashkohet askush tjetër pos Isa Mustafa.

Ja ky është rrugtimi fatal i Presidentit Hashim Thaçi,njeriut te cilit nuk i prenë sakica një vend,flet dhe premton çdo gjë dhe nuk realizon asgje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat