Faton Dalladaku nuk u mashtrua vetëm nga Rrahim Hashimi: Pjesë e mashtrimeve edhe grupi ‘Apex’ - Bota Sot
Faton Dalladaku nuk u mashtrua vetëm nga Rrahim Hashimi: Pjesë e mashtrimeve edhe grupi ‘Apex’

Aktuale

Faton Dalladaku nuk u mashtrua vetëm nga Rrahim Hashimi: Pjesë e mashtrimeve edhe grupi ‘Apex’

Më: 26 maj 2019 Në ora: 21:37
Rrahim Hashimi

Biznesmeni nga Ferizaji, Faton Dalladaku ka qenë caku i fajdeve dhe mashtrimeve nga Rrahim Hashimi, i cili ka mashtruar atë për t’i nxjerr një kontratë për spitalin privat në hapësirat e QKUK’së, madje aty përmenden edhe emrat e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Dalladaku ka qenë pjesë e mashtrimeve nga Rrahim Hashimi, person ky i cili kishte mashtruar atë duke i përmendur emrat e Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

Skendër Musa, avokat mbrojtës i Faton Dalladakut, ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nuk kanë qenë pjesë e kërcënimeve ndaj biznesmenit Faton Dalladakut, njeriut i cili u mashtruar dhe u fut në fajde nga grupi i Currit.

Por, Musa ka zbuluar se ka persona të tjerë në mashtrimin ndaj klientit të tij, ata janë të kompanisë së njohur të quajtur ‘Apex’, transmeton Gazeta Metro.

“Janë të përfshirë disa biznesmenë të një kompanie kosovare e cila quhet Apex”, tha Dalladaku.

Po ashtu Musa ka thënë se pronat e biznesmenit Faton Dalladakut nuk janë shitur asnjëherë Mentor Meqanit, personit i cili është i arrestuar dhe përfshirë në rastin e fajdeve.

“Asënjeherë z.Dalladaku nuk i ka shitur pronat klientit të Naim Rudarit (Mentor Meqani) “, tha Musa.

Kadri Rexhepi që është përfshirë në aferën e fajdeve me grupin e Currit, ka deklaruar se Rrahim Hashimi ka mashtruar biznesmenin Faton Dalladakun se do ta takonte me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe se e kishte dërguar t’i marrë para.

Rexhepi shpjegon se Rrahim Hashimi fillimisht i kishte mashtruar ata duke i dërguar në Tiranë për të u takuar me Kadri Veselin, por as aty nuk e panë atë.

Përpos në Tiranë, Faton Dalladakun e kishte mashtruar Rrahim Hashimi duke e dërguar edhe në Vjenë për një takim me Kadri Veselin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...