Arrestohet një zyrtar i ATK-së në Serbi, reagon Pacolli

Aktuale

Arrestohet një zyrtar i ATK-së në Serbi, reagon Pacolli

Nga: Z.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:11
Behgjet Pacolli

(E plotësuar) - Autoritetet shtetërore të Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn, i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.

***

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është arrestuar Mark Gjonaj, i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, nga autoritetet serbe deri sa po kthehet në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.

Postimi i plotë:

Sapo jam informiar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Mark Gjonaj i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.
Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.

Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve '90 në Beograd sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat