Xhavit Haliti pasi u bë kryetar i PDK-së në Pejë, ka disa fjalë për Adem Grabovcin - Bota Sot
Xhavit Haliti pasi u bë kryetar i PDK-së në Pejë, ka disa fjalë për Adem Grabovcin

Aktuale

Xhavit Haliti pasi u bë kryetar i PDK-së në Pejë, ka disa fjalë për Adem Grabovcin

Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:33
Xhavit Haliti dhe Adem Grabovci

Nënkryetari i PDK-së njëherësh i  Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është deklaruar pas zgjedhjes së tij në krye të Degës së PDK-së në Pejë.

Haliti ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të, ku ndër të tjerash tha se falënderim i posaçëm është për mikun e tij, Adem Grabovci për mbështetjen e procesit si dhe mbështetjen morale që i ofroi atij.

Tutje Haliti u zotua se bashkë me strukturat e degës të të gjitha niveleve dhe gjithë anëtarësinë e PDK-së do të angazhohen në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në këtë komunë, por në gjithë vendin.

Postimi i plotë:

Të nderuar delegatë të kuvendit të sotëm zgjedhor të PDK-së, Dega në Pejë,

Sot, me votën tuaj të fshehtë, në një atmosferë demokratike, ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat.

Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni votuar!

Një falenderim të posaçëm kam për mikun tim, Adem Graboci, për mbështetjen e procesit dhe mbështetjen morale, që ma ka dhënë.

E falenderoj edhe Salih Lajçin, që e mundësoi një proces demokratik zgjedhor, duke qendruar në garë.

Po ashtu falenderoj komisionin lokal dhe atë qendror për angazimin në procesin e organizimit të zgjedhjeve si dhe organizimin perfekt të Kuvendit.

Me këtë rast dua ta ripërsëris zotimin dhe gatishmërinë time, që së bashku me strukturat e degës, të të gjitha niveleve, me të gjithë anëtarësinë e PDK-së, për t’u angazhuar në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në Pejë, por në të gjithë vendin, për ta jetësuar Dekadën e re. XHH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...