Historike, Arba Kokalari shqiptarja e parë që fiton ulëse në Parlamentin Evropian

Aktuale

Historike, Arba Kokalari shqiptarja e parë që fiton ulëse në Parlamentin Evropian

Nga: Z.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:57
Arba Kokalari

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pasi kanë filluar të dalin rezultatet perliminare të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, për shqiptarët ka një lajm të mirë, është konfirmuar se Arba Kokalari me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku e ka quajtur historike pasi që është eurodeputetja e parë shqiptare.

Postimi i plotë:

Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!! ??
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat