Nisma për Tribunalin, Veseli takohet me ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së

Aktuale

Nisma për Tribunalin, Veseli takohet me ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së

Më: 27 maj 2019 Në ora: 06:56
Miroslav Jenca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret sot në një takim të veçantë ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca.

Ky takim zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë po diskutohet iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndihmës sekretari gjeneral i OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca do të ketë takim vetëm me kryeparlamentarin Veseli nga liderët shtetërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat