Dhurata Hoxha: Kosova i ka përmbushur kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave, tani është radha e BE’së

Aktuale

Dhurata Hoxha: Kosova i ka përmbushur kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave, tani është radha e BE’së

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:29

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka deklaruar se votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të BE’së, shkruan Bota Sot.

Sipas saj, rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë nuk përbën arsyetim për vonesat në vendim-marrjen për libëralizimin e vizave.

Ky është postimi i plotë i saj:

Votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.

 

Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt. Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret - tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes!

 

Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat