Deputeti i LDK-së paralajmëron fundin e “Qeverisë më të keqe në historinë e re të Kosovës”

Aktuale

Deputeti i LDK-së paralajmëron fundin e “Qeverisë më të keqe në historinë e re të Kosovës”

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:20
Pamje nga mbledhja e LDK-së

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mbledhur sot deputetët për të diskutuar për inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Se çështja e mocionit ishte temë kryesore e këtij takimi, e ka konfirmuar deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, përcjell Bota sot.

Avdyli ka thënë se ata janë mobiluar për të rrëzuar “Qeverinë më të keqe në historinë e re të Kosovës”.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë përmes zgjedhjeve me marrëveshje, mocionit apo mobilizimit qytetar.

“Të mobilizuar e të përkushtuar për ti dhënë fund Qeverisë më të keqe në historinë e re të Kosovës. Zgjedhje me marrëveshje ,Mocioni apo mobilizim gjithëqytetar por kjo Qeveri e skandaleve duhet të bjerë. Ndryshimi i shpresës së re për Kosovèn po vie”, ka shkruar Avdyli në një postim në Facebook./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat