Sherifi thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet ta ketë në themel drejtësinë

Aktuale

Sherifi thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet ta ketë në themel drejtësinë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:42
Sherifi mori pjesë në takimin e përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare me Miroslav Jenca

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate Bilall Sherifi, mori pjesë në takimin e përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare me Miroslav Jenča, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Evropë, Azi Qendrore dhe Amerikë.

Në fjalën e tij Sherifi vuri theksin te rëndësia e arritjes së paqes së përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, nënvizoi se paqja mes dy vendeve duhet të ketë në themelin e saj drejtësinë.

“Pra një paqe që në themel ka drejtësinë dhe jo padrejtësinë. Paqja e cila nuk ka drejtësinë në themel është paqe e përkohshme dhe si e tillë në vend të zgjidhjes së problemeve ajo i shtyn ato për gjeneratat e ardhshme”, ka deklaruar Sherifi.

Sherifi po ashtu theksoi se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për gjenocidin e kryer gjatë luftës në Kosovë.

“Serbia duhet të Ballafaqohet me të kaluarën. Ballafaqimi kalon përmes pranimit dhe dënimit të atyre që kanë planifikuar dhe zbatuar këto politika", ka theksuar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat