Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

Aktuale

Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot për deklaratat e presidentit, Hashim Thaçi për bashkimin me Shqipërinë.

Ai tha se janë të se janë të interesuar të krijojnë vetëm fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet.

“Mendoj se do të shërbehemi në këtë rrugë dëshirojmë me qenë vërtet të respektueshëm për secilin që jeton në Kosovë, shqiptarët, serbët. Jemi me i respektua fqinjët ashtu sikurse e dini marrëdhëniet me Maqedoninë Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë janë të mira, po vështirësitë janë me Serbinë, por është çështje e vendimit për respektim të ndërsjellë të kufijve ekzistues nga Serbia duke e njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit komentoi edhe seancën e parlamentit serb që po mbahet për Kosovën. Ai thotë se nuk e pengon interesimi i Serbisë për serbët e Kosovës.

”Këto janë diskutime të brendshme e kam vështirë, interesimi për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë është i mirëseardhur, le të interesohet edhe Serbia, le të ju jep përkrahje për një jetë më të mirë, kjo nuk na pengon ne që po ashtu mi krye obligimet tona ndaj qytetarëve tanë serbë të Kosovës. Jemi të interesuar që qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës të ndihen mungesën e askujt tjetër jashtë Kosove. Pra ata të jenë të sigurt që në Kosovë i gjejnë te gjitha përgjigjet, ka përparime ka përkrahje për komunat për qytetarët në përgjithësi”, tha tutje Haradinaj.

Haradinja foli edhe për takimin e Parisit, ku tha se janë duke u takuar vazhdimisht me krerët që do të përfaqësojnë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat