Hoxha: Arba Kokalari, emër që na bën krenar, e para deputete shqiptare në PE

Aktuale

Hoxha: Arba Kokalari, emër që na bën krenar, e para deputete shqiptare në PE

Nga: Z.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:55
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ka veçuar dy emra, shqiptaren e parë në histori e ulur në ulëset e Parlamentit, Arba Kokalari dhe Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën në PE, përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se, “Dy emra janë që na bëjnë të ndjehemi shumë mirë me rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe Arba Kokalari”.

Postimi i plotë:

Dy emra janë që na bëjnë të ndjehemi shumë mirë me rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe Arba Kokalari.

Raportuesja për Kosovën në PE, mikja jonë e dëshmuar, Tanja Fajon, sërish do të mbaj të njëjtën pozitë, për të qenë pranë nesh, e vendosur si çdo herë pro qytetarëve tanë në proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Arba Kokalari, emër që na bën krenar, e para deputete shqiptare në Parlamentin Evropian. Ajo do t’i bëj nder jo vetëm zgjedhësve të saj në Suedi, por edhe të gjithë bashkëkombësve. Suksese Arba!

#DhurataHoxha
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat