Deklarata e Gjuriqit, “paushall” nuk e merr seriozisht askush

Aktuale

Deklarata e Gjuriqit, “paushall” nuk e merr seriozisht askush

Nga: Z.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:16
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është shprehur se Ramush Haradinaj ka shkatërruar çdo marrëveshje Kosovë-Serbi.

Në lidhje me këtë deklaratë, analisti dhe juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e Gjuriqit nuk i merr askush seriozisht dhe se sipas tij, kjo është një deklaratë paushall.

Image
Blerim Burjani

“Kjo është çështje e deklaratave paushall që bëhen nga Gjuriq , nuk merret më kush seriozisht me tipet e tilla të deklaratave”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani ka shtuar se Serbia kurrë s’ka shfaqur një interes për zgjidhje normale dhe efikase, ngase, sipas tij, të gjitha deri më tash ishte kalkulim politik serb, asnjë interesim korrekt për tu marr me zgjidhjen. “Serbia ishte dhe mbetet problem regjional, asnjëherë e gatshme për të gjetur as edhe një zgjidhje minimale”, tha ai.

Burjani ka shtuar se Vuçiq e luan një rolë jo serioz rreth zgjidhjes dhe merret me shumë me marketing politik në Serbi, sipas tij, Vuçiq po ballafaqohet me presion të gjerë në Serbi nga opozita serbe.

Ndryshe, sot gjatë ditës Gjuriq në medie ka thënë se, “Për dy vite, Haradinaj ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi. Ai është duke bërë gjithçka që ta ulë rëndësinë e dialogut Beograd – Prishtinë. Kjo po ndodhë në sytë e gjithë botës”, citojnë mediet të ketë thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat