Haradinaj: Ja kur bëhet liberalizimin e vizave, kjo është data!

Aktuale

Haradinaj: Ja kur bëhet liberalizimin e vizave, kjo është data!

Më: 27 maj 2019 Në ora: 19:50
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Pejë, sot ka shënuar 19 vjetorin e themelimit.

Në këtë përvjetor mori pjesë edhe kryetari i AAK-së njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se dëshiron që çështjen e kufirit me Malin e Zi ta përmbyllë me respekt të ndërsjellë.

Ai ka përmendur edhe çështjet të cilat janë të hapura me Serbinë, nga ku tha se ky vend mund ta njohë Kosovën si shtet por asnjëherë të jetë zot shtëpie i joni.

“Dëshirojmë që kufiri në Çakorr e Kullë të jetë në respektim të ndërsjellë që jemi dy fqinjë. Edhe besoj që në mënyrën më të mirë kemi me e zgjedh bashkë me fqiun tonë. Kem edhe tema të hapura me Serbinë.”

“Për zot shtëpie në Kosovës është populli i Kosovës. Mund të na njohin, të vendosë partneritet. Por më 99 është kryer se e kujt është Kosova. Bota e ka kuptuar, SHBA, gjermani e vende tjera që na kanë njoftë”, tha Haradinaj.

Përveç kësaj ai tha se deri në fund të vjeshtës pret edhe liberalizimin e vizave.

“Ne po dëshirojmë që të futemi në NATO, të futemi në BE por edhe lëvizjen e lirë që deri në vjeshtë besoj, liberalizimin e vizave i vizave. Urojmë që vendi ynë të mos jetë i tillë vetëm të pres prej tjerëve”, tha Haradinaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat