Zëdhënësi i PSD-së tallet me idenë e Thaçit për bashkim kombëtar

Aktuale

Zëdhënësi i PSD-së tallet me idenë e Thaçit për bashkim kombëtar

Nga: G.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:26
PSD

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë me një ide, që të ketë një deklaratë të përbashkët nga Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, për bashkimin e të dyja vendeve.

 Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta, përcjell Bota sot.

E zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti është tallur me këtë ide, derisa ka thënë se Thaçit i ka mbetur të hapë një grup "Maniakë t'bashkimeve".

“Thaçit nuk i ka mbetë tjetër pos me hapë një grup “Maniakë t'bashkimeve"”, ka shkruar ai në Facebook

Ndërsa, përmes një postimi tjetër në Facebook, ai ka thënë se ka frikë që presidenti të fillojë të merret edhe me bashkime familjare.

“Me trendin aktual, kam drojën që zoti president do të fillojë të merret edhe me bashkime familjare”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat