Haradinaj nderon heronjtë e Ushtrisë amerikane

Aktuale

Haradinaj nderon heronjtë e Ushtrisë amerikane

Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:48
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është krenar që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga SHBA-të.

“Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës!” ka shkruar  Hardinaj në Facebook.

Postimi i Haradinajt:

Sot, në Ditën Përkujtimore të të rënëve (Memorial Day), nderojmë dhe kujtojmë të gjithë ato gra dhe burra që kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, të gjithë ata që i shërbejnë paqes kudo në botë. Jemi krenarë që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga ta. Përjetë mirënjohës për kontributin e tyre të pashembullt në ditët tona më të vështira. Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat