Shefqet Kabashi, ish-ushtari i UÇK-së në Dukagjin, ka rrëfyer gjëra të shumta rreth UÇK-së, e po ashtu edhe për vrasjet e pasluftës.
Ish-ushtari i UCK-së në Dukagjin, ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Pressing se ka marrë urdhër nga komandanti i tij, Alush Agushi, për të vrarë gazetarin që ka shkruar për “Botën Sot”, Rrok Berishën.
“Shkova në shtëpinë e Rrok Berishës atë ditë që mora urdhrin për ta vrarë. E pyeta cka ke kundër Shtabit të jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. Bile më tha se në shtëpinë e tij e ka mundësuar një takim të Ramush Haradinajt”, thotë ish-luftëtari i UÇK-së.
“Unë e njihja familjen e Rrok Berishës. Ata nuk ishin familje tradhtarësh”, ka vazhduar ai.
Kabashi thotë se urdhrin për vrasje ia ka dhënë komandanti i tij Alush Agushi, i njohur si Mala.
“Më është dhënë urdhri në Jabllanicë nga Alush Mala ma ka ofruar Audin 15 mijë markëshe, më ka thënë të shkojë ta vrasë”, ka thënë tutje Kabashi.