Kush është Alush Agushi, njeriu që Shefqet Kabashi thotë se i dha urdhër për ta vrarë gazetarin

Aktuale

Kush është Alush Agushi, njeriu që Shefqet Kabashi thotë se i dha urdhër për ta vrarë gazetarin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 00:07
Alush Agushi

Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alush Agushi është përfshirë nga Shefqet Kabashi në akuza të rënda. Kabashi si ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se Agushi kishte urdhëruar atë që ta vriste gazetarin Rrok Berisha.

Por kush është Alush Agushi?

Ai është i lindur më 20 qershor 1959, në fshatin Drenovac, komuna e Klinës. Në vitin 1997 Alush Agushi ishte bërë pjesë e UÇK-së në Drenoc të Klinës në njësitin “192 Mala”. Ai kishte qenë komandant aty.

Emri i Agushit nuk është përmendur vetëm sonte. Në libra të ndryshme si dhe në deklarata të tjera vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përmendur disa herë Agushin.

Ai përmendej nga kryeministri i sotëm i Kosovës, Ramush Haradinaj se kishte pasur kontakte të shpeshta gjatë luftës, madje cilësohej si luftëtar i afërt me Haradinajn.

Haradinaj kishte përmendur një skenë kur disa ushtarë ishin larguar nga kampi. Alush Agushi që kishte qenë nën shoqërinë e Lahi Brahimajt i kishin dhënë lajmin se ushtarët e kanë “tradhtuar”.

Emri i Alushit kishte qenë i përmendur edhe në Interpol. Aty ai së bashku me emra të shumë politikanëve të Kosovës si ish-ushtarë të UÇK-së ishin kërkuar nga Interpoli. Interpoli po e kërkonte Alushin si njëri nderë krerët e organizatës siç e cilësonin ata UÇK-në, “kriminale”.

.Shefqet Kabashi ish-ushtar i UÇK-së, ka thënë se Alush Agushi e kishte urdhëruar atë që ta vriste Rrok Berishën.

Ai ka thënë se arsyetim të saktë nuk ishte dhënë asnjëherë përse do të duhej të vriste. Thotë se i është thënë vetëm se është kundër luftës së UÇK-së.

“Drejtpërdrejt Alush Agushi më dha urdhër ta vrasë Rrokin, më tha që është kështu, kështu kundër luftës e kundër këtyre”, ka deklaruar Kabashi.

I pyetur nëse Agushi ishte nën komandat e Ramush Haradinajt, Kabashi ka thënë se për këtë çështje duhet të pyetet vetë Agushi e jo ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat