Hoti: Pa u përballur me të kaluarën e vetë, populli serb do ta ketë të vështirë të ndërtojë paqe

Aktuale

Hoti: Pa u përballur me të kaluarën e vetë, populli serb do ta ketë të vështirë të ndërtojë paqe

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:05
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se dje në Kuvendin e Serbisë Presidenti serb argumentojë nevojën për marrëveshje me shqiptarët bazuar në rrezikun që i vjen popullit serb nga shtimi natyror i shqiptareve, ngase, siç ka shkruar ai, jo si nevojë e Serbisë për tu përballur me të kaluarën e saj kriminale nga Sllovenia deri në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Hoti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Projeksionet demografike të shqiptarëve dhe serbëve deri në vitin 2100, që ai i prezantonte, sipas Hotit, janë eksplorime të studiuesve bazuar në supozime të thjeshtëzuara që nuk janë valide në periudha afatgjata.

“Historia ka provuar se ndryshimet demografike të një populli varen nga zhvillimi ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe shoqëror në përgjithësi i atij populli. Shqiptarët, sikurse edhe serbët më herët, kanë filluar të përballen me të njëjtat ndryshime demografike, siç janë emigracioni, rënja e natalitetit, rritja e moshës mesatare etj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dje, në Kuvendin e Serbisë, Presidenti serb e argumentonte nevojën për marrëveshje me shqiptarët bazuar në rrezikun që i vjen popullit serb nga shtimi natyror i shqiptarëve, e jo si nevojë e Serbisë për tu përballur me të kaluarën e saj kriminale nga Sllovenia deri në Kosovë, dhe si parakusht për paqe, stabilitet dhe integrim evropian të rajonit.

Projeksionet demografike të shqiptarëve dhe serbëve deri në vitin 2100, që ai i prezantonte, janë eksplorime të studiuesve bazuar në supozime të thjeshtëzuara që nuk janë valide në periudha afatgjata.

Historia ka provuar se ndryshimet demografike të një populli varen nga zhvillimi ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe shoqëror në përgjithësi i atij populli. Shqiptarët, sikurse edhe serbët më herët, kanë filluar të përballen me të njëjtat ndryshime demografike, siç janë emigracioni, rënja e natalitetit, rritja e moshës mesatare etj.

Qasje e Presidentit serb se “marrëveshja me shqiptarët duhet të arrihet ngase Serbia rrezikohet nga shtimi demografik i shqiptarëve” tregon për mentalitetin maltusian në Serbi në adresimin e sfidave.

Pa u përballur me të kaluarën e vetë, populli serb do ta ketë të vështirë të ndërtojë paqe me fqinjët. Këtë sigurisht se nuk mund ta bëjnë udhëheqës politik serb të kohës së Millosheviqit, sepse kjo do të nënkuptonte ta dënojnë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat