Pacolli në vizitë zyrtare në Sllovaki

Aktuale

Pacolli në vizitë zyrtare në Sllovaki

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:26
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Sllovaki.

Ministri Pacolli gjatë ditës do të marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) dhe Vendeve të Ballkanit anëtare në BE (Balkan 4), në Bratisllavë, Sllovaki.

Ministrat e Grupit të Vishegradit dhe B4, së bashku me ministrin e Jashtëm sllovak si mikpritësi i takimit, do të zhvillojnë takime dhe do të kenë konferencë për media.

Në vijim të takimeve pritet që diskutimet mes ministrave të përqendrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat