Policia: Aksioni në veri nuk ka të bëjë me vrasjen e Zymberit dhe Ivanoviçit

Aktuale

Policia: Aksioni në veri nuk ka të bëjë me vrasjen e Zymberit dhe Ivanoviçit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:28
Policia: Aksioni në veri nuk ka të bëjë me vrasjen e Zymberit dhe Ivanoviçit

Policia e Kosovës deklaroi se operacioni policor i cili po realizohet sot në rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së heroit Enver Zymeri dhe ish-politikanit Oliver Ivanoviç.

“Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e poshtëshënuar, këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara”, thuhet në deklaratë.

Ky operacion policor është ende në vazhdim e sipër, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Institucionet kompetente do të vazhdojnë t’iu mbajnë të informuar edhe përmes konferencës së planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat