Aksioni në veri: Thaçi mbledh krerët e sigurisë

Aktuale

Aksioni në veri: Thaçi mbledh krerët e sigurisë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:35
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat