Reagimi i Thaçit për aksionin e Policisë së Kosovës

Aktuale

Reagimi i Thaçit për aksionin e Policisë së Kosovës

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:58
Hashim Thaçi

Pas Aksionit në veri që u konfirmua edhe nga Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai përmes një shkrimi ka thënë se institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Thaci ka shprehur keqardhje për plagosjen e policit në krye të detyrës dhe i uroj shërim sa më të shpejt, gjithashtu ai ka shkruar se në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave.

Postimi i plotë:

Institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Shpreh keqardhjen time për plagosjen e policit tonë në krye të detyrës dhe i uroj shërim sa më të shpejt. Në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave. Operacioni i sotëm policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe ftoj komunitetin serb në veri që ta ruajë qetësinë dhe ta përkrah luftën kundër krimit të organizuar. Forcimi i rendit dhe ligjit është jetik për barazinë e gjithë qytetarëve dhe përshpejton lëvizjen tonë drejt procesit të integrimeve euroatlantike! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat