Zaptimi i Trepçës

Aktuale

Zaptimi i Trepçës

Nga: M.H Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:48
Trepça

Bordi Mbikëqyrës i Trepçës në ditën e djeshme ka zgjedhur Basri Ibrahimin për kryeshef të Kompanisë, ndërsa Afrim Haxhiun sekretar korporativ të Trepçës.

Kjo përzgjedhje është bërë me besimin e plotë të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës.

Mirëpo të pakënaqur me këtë përzgjedhje ishte Lëvizja e Vetëvendosjes, sipas tyre të dy kandidatët nuk janë të duhurit për këtë pozitë dhe se nuk kanë përvojë në fushën e industrisë.

Lëvizja Vetëvendosje shkroi që do i kërkojë Kuvendit të Kosovës të marrë masa për largimin e personave të tillë.

Komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:

Zaptimi i Trepçës

Ditën e djeshme është njoftuar se bordi i Trepçës ka zgjedhur Kryeshefin ekzekutiv Basri Ibrahimin dhe Sekretarin korporativ Afrim Haxhiun. Secili prej këtyre i njohur për lidhje me koniukturën e pushtetit që ka kapur shtetin, pra me krerët e PDK-së e ShIK-ut.

Basri Ibrahimi është aktualisht Kryeinspektor i Inspektoriatit të punës, i njohur për lidhjet e tij me Elmi Reçicën, por pa asnjë përvojë as në industri as në drejtimin e ndonjë ndërmarrjeje të madhe dhe me plot dështime në institucionin që drejton. Ibrahimi u zgjodh aty për ta zbatuar planin që e kanë tash sa kohë për ta zaptuar plotësisht Trepçën dhe për ta dërguar drejt falimentimit si përligje e kërkesave për privatizim të pjesëve të saj. Afrim Haxhiu, i afërmi i deputetit Bekim Haxhiu, sekretar në Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ish punonjës në AKI, po ashtu pa asnjë përvojë në drejtimin e ndonjë ndërrmarje të tillë u zgjodh për të njëjtat arsye. E gjitha kjo në kohën kur gjendja financiare në Trepçë është tejet e rëndë.

Bordi plotësisht jo profesional dhe i kapur i Trepçës e bëri dje dhe një akt tjetër për zaptimin e Trepçës.

Ne do t'i kërkojmë Kuvendit të Kosovës të marrë masa për largimin e personave të tillë. Po ashtu do ta përkrahim sindikatën dhe punëtorët e Trepçës që mos t'iu nënshtrohen atyre dhe të kërkojnë largimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat