Edhe Gani Geci reagon për aksionin e Policisë, kjo është thirrja e tij

Aktuale

Edhe Gani Geci reagon për aksionin e Policisë, kjo është thirrja e tij

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:51
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci ka reaguar në lidhe me aksionin e policisë së Kosovës, e cila që na mëngjesi është duke kryer një aksion kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan gazeta "Bota sot".

Ky aksion ka vazhduar në tërë Kosovën, mirëpo me theks të veçantë është duke u zhvilluar në pjesë veriore të Kosovës, atje edhe ku hasën në pengesa nga ana e serbëve.

Gjatë këtij aksioni ka edhe polic të Kosovës të lënduar dhe dhjetëra të arrestuar.

Zyrtarë tëlartë të Policisë së Kosovës, janë arrestuar në katër komunat shqiptare në veri.

E Geci i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që t’i dalin në krahë forcave të sigurisë, pas aksionit të sotëm në veri.

Sipas tij, në momente te vështira dhe përballë armiqve tanë duhet te jemi te gjithë se bashku pa dallim partie.

“Ne nacionalistet gjithmonë kemi qen në krah të luftës kundër armiqve tanë, të tjerët ishin ata qe ne iu pengonim ne luftën e shenjët kundër armiqve. Te iu dalim në ndihmë policëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat