Lajmi i Fundit: Arrestohet edhe një nënpunës i UNMIK-ut me nacionalitet rus, ky është numri i të arrestuarëve

Aktuale

Lajmi i Fundit: Arrestohet edhe një nënpunës i UNMIK-ut me nacionalitet rus, ky është numri i të arrestuarëve

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:40
Policia e Kosovës

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot” nga Mitrovica, kanë treguar së në mesin e shumë të arrestuarve është edhe një nëpunës i UNMIK-ut i nacionalitetit rus.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në katër komunat shqiptare në veri, sipas burimeve tona, janë arrestuar 23 persona, shumica janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës por të nacionalitetit serb. Në mesin e të arrestuarve ka edhe civil.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, Vuçiq ka treguar se është arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.

Për arrestimin e një shtetasi rus, ka folur edhe presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, teksa ka komentuar aksionin  Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Krasnoschenko është një punonjës i administratës së UNMIK-ut” ka thënë Vuçiq, gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat