Abdullahu: Kjo që ndodhi sot në veri, po shkon në dobi të asaj që pretendon Thaçi

Aktuale

Abdullahu: Kjo që ndodhi sot në veri, po shkon në dobi të asaj që pretendon Thaçi

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:45
Analisti Faton Abdullahu

Analisti Faton Abdullahu, ka reaguar pas aksionit policor në veri të vendit, ai ka thënë se kur Presidentit Hashim Thaçi përsërit disa herë ditëve të fundit se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë këtë duhet parë si vazhdim të propozimit të tij për korrigjimin e kufijve, sipas tij, nënkupton, shkëmbimin e territorit me Serbinë, përcjell "Bota sot".

Abdullahu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se heqja dorë nga veriu dhe marrja e asaj që mund të merret nga Lugina e Preshevës dhe më pas bashkimi i Kosovës së mbetur me Shqipërinë, është projekt i Presidentit Thaçi.

“Ndërkohë efektet negative të këtij projekti po rrjedhin duke u stërkequr dhe askush nuk po e ndal”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kur Presidentit Thaçi përsërit disa herë ditëve të fundit se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë këtë duhet parë si vazhdim të propozimit të tij për korigjimin e kufijve që në të vërtetë nënkupton, shkëmbimin e territorit me Serbinë. Heqja dorë nga veriu, marrja e asaj që mund të merret nga Lugina e Preshevës dhe më pas bashkimi i Kosovës së mbetur me Shqipërinë është projekt i Presidentit Thaçi të cilin ai e ka koklavitur me mungesë sinqeriteti, të cilin nuk ka ditur ta shpalos që nga fillimi, as i ka shkuar për dore ta bind ndokënd për jetësimin e saj. Ndërkoh efektet negative të këtij projekti po rrjedhin duke u stërkequr dhe askush nuk po e ndal. Kjo që ndodhi sot në veri jo vetëm tërthorazi po shkon në dobi të asaj që pretendon Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat