Vuçiq: I kanë lidh serbët si egërsira, reagimi ynë do jetë i planifikuar, serioz dhe aspak i pafuqishëm

Aktuale

Vuçiq: I kanë lidh serbët si egërsira, reagimi ynë do jetë i planifikuar, serioz dhe aspak i pafuqishëm

Nga: Fatmir Beka Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:28
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në mbledhjen e Kuvendit për Kosovën se me rastin e arrestimit të serbëve dhe boshnjakëve “ ia kanë lidhur si egërsira”. Qëllimi i arrestimit të serbëve në veri është futja e frikës në eshtra, sepse Prishtina synon veriun ndërsa reagimi ynë do të jetë i planifikuar, serioz dhe aspak i pafuqishëm, ka thënë Vuçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Gjatë arrestimit të serbëve dhe boshnjakëve i “kanë lidhur si egërsira”!, ndërkohë që shqiptarët e arrestuar kanë marr ftesa për paraqitje në polici. Kjo është pamja dhe rrethanat të atyre që na kanë vendosur si ndërmjetësues. Nuk ndjej asnjë përgjegjësi që BE nuk ka dashur të realizoj atë për të cilën ishte garant ", tha Vuçiqi.

"Ta dini si janë të “shurdhër telefonat” kur duhet të bëhet diçka për serbët. Kur ne mbajmë në kufi dikë nga “shërbëtoret” serb për 15 minuta thërrasin 50 vetë në sekondë. Ja menjëherë të i lajmëroj, pasi shumë prej tyre burokrat të ndryshëm nuk do kenë mundësi të më dëgjojnë me telefon, do të ndërroj telefonin dhe nuk do kem qasje në secilin rast të tyre ", ka thënë Vuçiq.

Ai përkujtoi se kishte tërhequr vërejtjen për këto arrestime dhe publikisht ka kukuar mbrojtjen e njerëzve duke thirr edhe BE dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë që kjo mos të ndodhë.

„Me qëllim nuk e kanë bërë këtë sepse ne flasim për kompromis për paqe , nëse do nxisnin tek ne ngutje dhe reagim nervoz. Por reagimi ynë do të i planifikuar, serioz dhe aspak i pafuqishëm“, tha ai.

Jemi në situatë mjaft të rëndë, me pak faj tonë, pro me faj të së kaluarës, por me shumë faj të atyre që duan të gjunjëzojnë Serinë dhe të realizojnë interesat e tyre gjeopolitike dhe mendojnë se në atë kanë pasur sukses.

Sot 25 persona janë arrestuar jo për krim e korrupsion por për të futur frikë në eshtra, sepse synimi kryesor i Prishtinës është marrja e veriut të Kosovës.

Vuçiq ka falënderuar popullin para së gjithave në Zubin Potok që duarthatë iu kundërvu specialistëve deri në dhëmbë të armatosur. Për këtë do flitet në Serbi dhe nuk do mbetet e pashënuar.

" Nuk duhet të brengosen, sepse siç kam thënë do të ruajmë paqen dhe stabilitetin, nëse na detyrojnë të mbrojmë serbët – çdo gjë që kam për të thënë për dallim nga dekadat e fundit Serbia do të fitoj ", përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat