Haradinaj në takim me Apostolovën: Krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj në takim me Apostolovën: Krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:40
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian (BE), Nataliya Apostolova ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Siç tha Haradinaj, krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës.

“Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Krimi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kriminale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat