Mjeku tregon për gjendjen e policëve të lënduar në aksionin e sotëm

Aktuale

Mjeku tregon për gjendjen e policëve të lënduar në aksionin e sotëm

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:11
Vehbi Leku

Mjeku kujdestar në spitalin e Mitrovicës Vehbi Leku, ka treguar se në spitalin e tyre ditën e sotme kanë kërkuar ndihmë mjekësore 4 persona, prej të cilëve një ka qenë i plagosur me armë zjarri.

Ai bëri të ditur se pas tretmanit mjekësor që të katër personat janë jashtë rrezikut për jetë.

Leku: Polici i plagosur jashtë rrezikut për jetën

“Është vetëm një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar me plagë në regjionin, një plagë tejshpuese nga automatiku, por plumbi ka hyrë dhe ka dal, plaga është përpunuar, kemi bërë përpunimin kirurgjik. Nuk ka deficit neurologjik, nuk ka kurrfarë defekti dhe i sëmuri ndjehet mirë. Kurse, i dyti ka qenë me plagë ndrydhëse në regjionin e fytyrës. Do të thotë, është pritur edhe i lënduari i tretë, mirëpo fatmirësisht në spitalin e  kirurgjisë në emergjencën tonë kanë ardhur vetëm dy të lënduar, edhe ata njëri me plumb siç thash më herët, kurse tjetri nga ndrydhjet, nga goditjet, ndoshta ka qenë edhe i rrahur. Më vonë janë lajmëruar edhe dy raste të tjera, sigurisht që ndoshta kanë qenë në atë ngjarje, ato janë lëndime traumatizuese, njëri ka goditje në regjionin e kofshës dhe në regjionin e brirëve, mirëpo ka deficit dhe të dy pas përpunimit kirurgjik janë lëshuar në shërim shtëpiak. Kurse, i lënduari pjesëtar i Policisë së njësive speciale të Kosovës nga Gjakova me marrëveshje të dyanshme, me kërkesë të familjarëve transportohet në spitalin e Gjakovës”, tha Leku.

I pyetur se a ka pasur shtetas të huaj që kanë marrë trajtim në Spital, ai tha se nuk e di se a ka pasur apo jo, pasi sipas tij trajtime mjekësore ofrojnë për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë.

Leku: Ne ndihmën e japim pavarësisht a është i tjetër nacionaliteti apo kush është

“Nuk e kam atë informatë, më duket se është një shtetas jo i Kosovës, mirëpo në emergjencë nuk i kam të dhënat. Një serb është trajtuar dhe është menduar ndoshta që ka qenë shqiptar e kanë goditur, nuk po më kujtohet emri është përpunuar me ato lëndime, kurse nuk e dimë çfarë nacionaliteti ka. Ne ndihmën e japim pavarësisht a është i tjetër nacionaliteti apo kush është. Tash për momentin nga ngjarjet e mëngjesit kemi vetëm 4 të lënduar, një me armë zjarri, kurse të tjerët janë lëndime më të lehta dhe fatmirësisht që të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat