Vuçiq, deputetëve serbë: A e dini sa serbë jetojnë sot në Kaqanik? Zero!

Aktuale

Vuçiq, deputetëve serbë: A e dini sa serbë jetojnë sot në Kaqanik? Zero!

Nga: K.M Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:14
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i serbisë, Aleksandar Vuçiq po vazhdon të mbaj një fjalim në parlamentin serb, gjithashtu po diskuton me deputetët të cilët po ngritin qështje të ndryshme që kanë të bëjnë me problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq derisa është ankuar se nuk është asgjë e lehtë, se po lufton me gjithë forcën për Kosovën dhe se nuk do të dorëzohet në këtë drejtim, ai ka thënë se duhet të para situatën si është me të vërtetë, nuk është ashtu siq duket.

Ai i ka pyetur në një rast deputetët serb se sa serbë sot jetojnë në Kaqanik. Kësaj pyetje Vuçiq iu është përgjigjur vetë duke thënë se sot në Kaqanik jetojnë zero serb. Sot, ka thënë presidenti serb, nuk ka se kush të thotë se jetoj në Serbi, duke jetuar në Kaqanik, pasi që atje ka zero serb, kjo është shumë e vështirë për neve, ka thënë presidenti serb, gjatë fjalimit të tijë në parlamentin serb.

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat